fbpx

Zyrtari i policisë pranon fenomenin e kanabisit në Shqipëri: S’i fshehim dot shifrat

4656EE90-B435-48DA-888F-8486548BE1E9.jpeg

Drejtori i sektorit të Krimeve Kundër Drogës, Rezart Velmishi, ka pranuar se fenomeni i kultivimit të kanabisit është i përhapur në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Në Shënjestër”, zyrtari i lartë i policisë tha se shifrat nuk fshihen, por shtoi se e njëjta situatë është edhe në vendet e tjera në botë e rajon, e jo vetëm në Shqipëri.

Sipas Velmishit, tre qarqet më problematike të kultivimit të drogës në vend janë Lezha Durrësi dhe Shkodra.

“Mos të harrojmë që në vendet e Amerikës Latine ka prodhim të kokainës, të një niveli tjetër. Unë e shoh Shqipërinë dhe Policinë e Shtetit në një neutralitet me rajonin. Policia e Shtetit falë masave të marra. Së fundmi kemi një raport ku thotë që marijuana është prezente në të gjitha vendet e Rajonit dhe në trend rritje. Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim këtu. Nuk mund të fshehim shifrat. Neve si punonjës të Policisë së Shtetit bëjmë detyrën tonë me përkushtim për të arritur rezultatet sa më të mira për atë që na është besuar. Nëse këtë e përktheni që e bëtë, e bëtë pak, apo hiç këtë nuk di ta shpjegoj. Ajo që unë kundërshtoj në këtë debat është se nuk duhet ta trajtojmë këtë gjë se çfarë na gjeti ne në Shqipëri. Kjo ndodh në të gjithë botën. Jo vetëm Shqipëria është një ndër, por i gjithë Rajoni zë 22% në total të asaj që futet në Evropë, përfshirë edhe drogat e forta. Rrethet më problematike janë Shkodra, ku do të theksoja Malësinë e Madhe dhe Dukagjinin. Durrësi, duke vendosur theksin në Krujë dhe së treti do të rendisja Lezhën,”- tha Velmishi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303