TË FUNDIT

10 vite në NATO, Berisha falënderon dy socialistë

Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka folur edhe Sali Berisha, kryeministri i asaj kohe që firmosi dokumentin më të rëndësishëm për Shqipërinë në këto 30 vite.

Berisha në një intervistë të dhënë për mediat thotë se meritën ia njeh jo vetëm Partisë Demokratike e qeverisë së tij në përmbushjen e reformave të nevojshme, por edhe disa prej figurave kryesore nga radhët e socialistëve të kohës, që ai thotë se qenë promotorë të kësaj ëndrre në fushën e sigurisë.

“Partia socialistë në vitet 92-96, votonte rezoluta anti NATO. Por ka pasur një pjesë, natyrisht jo gjithë opozita. Duhet t’i shpreh falënderimin tim sot Presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Pandeli Majko promotorë dhe ata në Partinë Socialiste për anëtarësimin e Shqipërisë së NATO”, deklaroi Berisha në një intervistë për Klan. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat