Shqipëria festoi sot 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ministria e Mbrojtjes organizoi ceremoninë e 10-vjetorit në sheshin Nënë Tereza, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadorë të vendeve aleate.
Ceremonia ofron një panoramë të veçantë në sheshin Nënë Tereza duke filluar që nga parada ushtarake, e deri tek spektakli që ofruan avionët mbi qiellin e kryeqytetit shqiptar, të cilat ‘Real News’ ua sjell në foto dhe video.
Përveç fjalimeve të rastit duke nisur që nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryeministri Rama dhe presidenti i vendit Ilir Meta, ajo që ra në sy ishte shtrëngimi i duarve i këtyre dy të fundit pas përplasjeve verbale në distancë mbi krizën politike në vend.





















