Disa ditë më parë, gazetarja e njohur Mira Kazhani aksidentoi një të ri në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se i riu është një 17-vjeçar, i cili quhet Nertil Pëllumbi.
Këto detaje janë bërë të ditura nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
Bëhet me dije se adoleshenti ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.
Berisha ka denoncuar rastin, duke publikuar një mesazh të një familjari të të riut, ku shkruan se prej ditësh nuk dinin gjë për Nertil Pëllumbin.
Ata e kishin denoncuar të riun si të humbur, por më pas kishin zbuluar se ai ndodhej në gjendje të rëndë për jetën në spital./real-news.tv

