fbpx

20-vjetori i ‘Atlantikut’, Meta dekoron anëtarët

57987822_2221461791233415_4983946867084623872_n-675x450.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë, kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vitesh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Millosheviçit, ndaj popullsisë së pambrojtur civile të shqiptarëve kosovarë.

Presidenti Meta dekoroi Batalioni “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”:  “Me mirënjohje për ndjenjat më të larta atdhetare; si dhe në vlerësim të kontributeve të jashtëzakonshme të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë të këtij batalioni, të cilët bënë sakrificat më sublime për çlirimin e Kosovës, dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik në trojet shqiptare”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303