TË FUNDIT

21 viktima, thellohet tragjedia në Stamboll

Numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll ka shkuar në 21, ndërsa 14 persona kanë mbetur të lënduar, duke e bërë kështu një tragjedi të vërtetë ngjarjen.

Shifrat i komunikoi ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu.  “Rreth 35 persona kanë qenë brenda ndërtesës kur ka ndodhur shembja. Deri tash, 21 trupa të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat”, tha ministri.

Banorët e shtatë ndërtesave pranë ndërtesës së rrënuar janë evakuuar nga banesat e tyre për arsye sigurie, ndërsa prokurorët e Stambollit janë duke e hetuar shkaktarin e shembjes. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat