TË FUNDIT

24 orë intervista në Itali/ Edi Rama: Pastrova baltën e ziftin që hodhi opozita

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ pas përfundimit të vizitës në Itali. Ai shprehet se ishte i detyruar të jepte intervista në televizione dhe në gazeta të shtetit fqinj për të pastruar baltën e ziftin, që sipas tij, opozita hodhi ndaj imazhit të Shqipërisë.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”, shkruan Rama.

Duhet thënë se këto 24 orë Kryeministri dha disa intervista pasi sipas tij imazhi i Shqipërisë është prishur për shkak të protestave të opozitës. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat