Një 27-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Policia thotë se i riu me iniciale S.V është gjetur i aksidentuar anës rrugës në fshatin Pajovë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

