fbpx

28 vite nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari

veteranet.jpg

Sot në Kosovë shënohet Dita e Veteranit përmes së cilës përkujtohet sakrifica, angazhimi dhe kontributin e veteranëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Sot mbushen 28 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

28 vite më parë, forca të shumta serbe fillojnë një sulm të armatosur ndaj familjes Jashari në Prekaz, por pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, ato u detyruan të tërhiqen. Për të shënuar këtë ditë, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz në orën 11:00. Ndërsa në mbrëmje do të organizohet një darkë përkujtimore në nderim të ushtarëve dhe veteranëve të rënë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303