3 ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie ka reaguar ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori Soreca shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit si dhe i bën apel drejtësisë që të hetojë ngjarjen tragjike.
“I pikëlluar për ngjarjen e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet siç duhet dhe të vendoset drejtësia. Shqetësimet e shprehura paqësisht duhet të dëgjohet, por dhuna duhet të shmanget plotësisht”, shkruan Soreca.

