TË FUNDIT

3 vendet më romantike në botë

14 shkurti po afron, kështu që nëse keni vendosur të bëni një udhëtim në çift në ditën e të dashuruarve, ju sugjerojmë 3 vendet më romantike në botë.

Parisi

Kryeqyteti i Francës njihet si një nga vendet më romantike në botë. Kulla Eiffel, katedralja ‘Notre Dame’ dhe galeria e Luvrit janë padiskutim perlat e Parisit.

Kafenetë, kinematë dhe restorantet janë fantastike, kështu që keni plot alternativa për të festuar 14 shkurtin në Paris.

 Maldivet

Maldivet njihen si një ndër ishujt me ujin më të pastër në botë.

Gjithashtu, resortet janë shumë luksoze dhe plazhet janë fantastike.

Toskana

Toskana njihet si një ndër vendet më romantike në botë. Siç e dimë, Toskana njihet për vreshtat që prodhojnë një ndër verat më të mirë.

Ju mund të shijoni peizazhin, perëndimin e diellit, ushqimin e jashtëzakonshëm si dhe suitat tepër luksoze. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat