TË FUNDIT

30 ditë te ‘Shefqet Ndroqi’, 65 vjeçari merr sot lajmin e madh

Një 65-vjeçar është duke jetuar për së dëti pas 30 ditëve me covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  Arben Dojaka kthehet i shëruar në shtëpi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se ndihet krenare për punën dhe përkushtimin e mjekëve.

“Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet i shëruar në shtëpi.

Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 “Shefqet Ndroqi”

Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke bërë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake”, shkruan Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat