4 trendet e make up-eve që do ‘pushtojnë’ këtë verë

landscape-1517846069-spring2018makeuptrends.jpg

Ngjyrat e neonit

Neoni përveçse është trend në veshje, duket se do të mbizotërojë edhe në ‘make up’. Artistët të ndryshëm kanë provuar se edhe roza apo jeshilja e neonit mund të duken shumë bukur në fytyrën tuaj.

Shkëlqim

Buzët e ndritshme u prezantuan që në fillim si një trend i këtij viti, prandaj duhet të keni patjetër një buzëkuq me shkëlqim në çantën tuaj të ‘make up-it’.

Ngjyrat metalike

Këto ngjyra të forta u shfaqën që vitin e kaluar si trend, megjithatë duket se dhe këtë vit duhet të vazhdoni ta ndiqni. Këto ngjyra janë të preferuara në pjesën e syve dhe kryesisht ato që kanë ndriçimin e letrës së aluminit.

Sytë me grafika

Me penelin e syve mund të nxirrni në pah të gjithë kreativitetin, duke provuar të bëni forma sa më të bukura./Burimi:Cosmopolitan

scroll to top