fbpx

40-vjeçari i vjedh makinën kushërirës dhe tenton ta djegë, çfarë gjeti policia nga pamjet filmike

policiaaaa.jpg

Një 40-vjeçar është kapur nga policia, pasi ka vjedhur makinën e kushërirës së tij. Raportohet se ai ka tentuar që ta djegë mjetin si dhe policia ka gjetur një pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Casa Italia”, rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, në një parkim ishte vjedhur automjeti në pronësi të shtetases B. Gj., bazuar dhe në pamjet filmike, menjeherë organizuan punën për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale, pas disa orësh kërkimesh u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas u kap në tentativë për ta djegur mjetin, pasi e kishte lyer me lëndë djegëse (benzinë), por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i djegies së mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303