Është emëruar në postin e drejtueses së Tatimeve Dalina Ibrahimaj, një javë pas shkarkimit të Enton Duros.
Që prej vitit 2016 dhe në vijim Ibrahimaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së INSTAT.
Këshilli i Ministrave vendosi 5 ditë më parë shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro.
Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkuan Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Enton Duro u emërua në krye të Tatimeve në 27 mars 2019, ndërsa më parë mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Taksës së Pasurisë. Ai pasoi në këtë detyrë Vasilika Vjeron.


