Sot është mbajtur një ceremoni në Varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ në nder të përkujtimit të dëshmorëve, ku të pranishëm ishin politikanë nga mazhoranca dhe opozita.
Siç është bërë traditë tanimë, politikanët kryejnë homazhet të ndarë në grupe.
Edhe sot, Rama u shoqërua nga presidenti i vendit, Ilir Meta të cilët mbajtën homazhet rreth orës 10:00.
Ndërkohë, në orën 11:00 i pranishëm do të jetë kreu i opozitës, Lulzim Basha./real-news.tv

