33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

5 orë ‘luftë’ për të mbrojtur shtëpitë

spot_img

Tri familje “luftuan” për më shumë se 5 orë me mish e me shpirt për të mbajtur banesat e tyre, nga të cilat përmbarimi kërkoi t’i nxirrte jashtë. Situata e tensionuar u bë dhe më e rëndë pasi aty ishin dhe fëmijët e vegjël, të moshuar apo dhe një grua me barrë. Nje numër i madh i policësh ishin të pranishëm. Disa herë një grua humbi ndjenjat ndërsa kërcënonin se nuk do dilnin nga shtëpia të gjallë. U desht dhe ndërhyrja e zjarrfikësve pasi pati dhe vatra zjarri.

Tërheqja e përmbaruesve por dhe e efektivëve të policisë erdhi pas apelit që avokatët i bënë thirrje Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë pasi “po i çonin njerëzit drejt vetëflijimit”.

Avokati i familjes akuzon komisariatin nr 2 për korrupsion dhe vlerësoi tërheqjen e policisë pasi nëse nuk do të ndodhte do të kishim tragjedi.

Vendimi i përmbarimit ishte i paekzekutueshëm pasi nuk kishin vendim gjyqësor për të hyrë brenda. Policia nuk duhet të rrijë në vendin e ekzekutimit deri në 200 metra distancë. Policia po ruante objektin, por nuk mund të ruhej pasi është objekt privat. Policia e shtetit duhej të ishte në distancë. Policia ndërhyri për të lejuar përmbaruesit që të hyjnë në shtëpi. Familjarët kishin marrë masa duke marrë  dhe benzinë për t’u djegur brenda. Komisariati 2 është një ndër komisariatet me të korruptuar në Tiranë që vihet në shërbim të lekut dhe jo ligjit” u shpreh avokati./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat