500 € pistoleta/ Prokuroria kërkon 10 vite e 5 muaj burg për trafikantin e armëve nga Maqedonia

Screenshot_3-5.png

Prokuroria ka kërkuar 10 vite e 5 muaj burgim për Ylber Suman, i cili u arrestua më 28 korrik të një viti më parë, pasi u kap në Përrenjas me dy armë zjarri pistoleta dhe 5 fishekë.


Ylber Suma-s, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit në Kosovë,  armët i kishte fshehur  në automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte.

Armët e zjarrit bashkë me municionet i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303