Një 53-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në fshatin Gjoricë. Raportohet se një 14-vjeçare kishte shkuar te gjyshi i saj, ku banor i zonës, një 53-vjeçar, ishte i dehur ditën kur ka tentuar të përdhunojë të miturën.
Burri e ka ndjekur rrugës kur shkonte te shtëpia e gjyshit dhe ka nisur ta ngacmojë seksualisht. Fatmirësisht nje fadromist dhe një banor i zonës, që ishin duke shtruar rrugën e kanë parë 53-vjeçarin dhe e kanë rrahur duke shpëtuar vajzën.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

