Katër mësuesit e shkollës 9-vjeçare vartëse në Blerimaj të Kavajës janë infektuar së fundmi me koronavirus. Raportohet se më herët ishin prekur dy të tjerë.
Për pasojë, shkolla është mbyllur dhe taminë procesi mësimor do të zhvilloht online.
Deri tani asnjë nxënës nuk ka rezultuar i infektuar apo shfaqur simptoma por ata janë karantinuar dhe mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre ndërsa godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.
Advertisement