77-vjetori i Konferencës së Pezës, Veliaj thumbon Metën, Presidenti ia plas të qeshurës

Është mbajtur sot ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Të pranishëm kanë qenë, Presidenti Ilir Meta, zv.kryeministri Erion Braçe, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe përfaqësues të tjerë të PS.

Mirëpo, në këtë ceremoni nuk kanë munguar as mesazhet politike.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk kurseu as ironinë për kreun e shtetit.

“Presidenti e tha me të drejtë se Peza ishte konferenca e pluralizmit. Duhet pluralizëm nga të gjitha palët”, tha Veliaj, duke iu referuar deklaratave të Presidentit kryesisht për zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas kreut të shtetit kanë cenuar demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.

Ndërkaq, pas krahëve të Veliajt, ishte Meta i cili shpërtheu në të qeshura, duke e kapur menjëherë ironinë e kryebashkiakut.