8 muaj pritje, lajm i mirë nga Roshi

Pas 8 muajsh dëmtim dhe sakrifica më në fund vjen lajm i shumëpritur nga Odise Roshi. “Shigjeta” kuqezi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju gjatë gushtit të vitit të kaluar dhe është aktivizuar për herë të parë si titullar.

Roshi luajti për gjatë të gjithë 90 minutat e takimit të sotëm ndaj Anzhit.

Skuadra çeçene mundi fqinjët nga Dagestani me rezultatin 1 – 0. Në këtë ndeshje u aktivizuan dhe dy shqiptarët e tjerë të Ahmatit, Bekim Balaj dhe Bernard Berisha. /real-news.tv/