TË FUNDIT

“8 pyetje për Metën”, Kuvendi letër Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidentit

Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur një letër ditën e sotme Komisionit të Venecias në lidhje me vendimin e Metës për ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Në letër janë shkruar 8 pyetje për rolin e presidentit Meta.

Nga ana tjetër, Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të presë përgjigje nga Komisioni i Venecias për të vijuar më tej me shkarkimin e Ilir Metës si presidenti i Shqipërisë.

Tetë pyetjet për Komisionin e Venecias:

Roli i Presidentit në proceset  zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?

A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?

Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?

A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?

A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?

A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?

A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?/real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat