fbpx

9 të dënuar të infektuar me Covid-19 në burgun e Drenovës, ja gjendja e tyre shëndetësore

9 të dënuar në burgun e Drenovës janë infektuar me Covid-19, ku mes tyre është edhe një maqedonas.

Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e stabilizuar.

Ndërkohë bëhet me dije se vdekja e parë e shënuar nga COVID, e 74 vjeçarit nga Mallakastra, Caush Banaj ka pasur sëmundje të tjera gjatë gjithë kohës që ka qenë në burgun e sigurisë së lartë, Drenovë.

Shtetasi maqedonas i dënuar për lëndë narkotike ndodhet në burgun e Shën Kollit së bashku me 8 të burgosur të tjerë të burgut të Drenovës. Gjendja e tyre është shumë e mirë.