TË FUNDIT

Supergrabitja në Rinas, flet Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet se e ka shqetësuar dhe e ka revoltuar tej mase grabitja e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit, pak ditë më parë.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, Meta u shpreh se në 16 maj të vitit të kaluar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua dhe u përcaktuan qartë detyrat për sigurinë portuale dhe aeroportuale.

Më tej, presidenti Meta shtoi se ky rast duhet të ketë një përgjegjës pasi nuk mund të mjaftohemi vetëm duke thënë se e ka fajin kinezi.

‘Më ka shqetësuar dhe më ka revoltuar. Në 16 maj të vitit të kaluar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pika e 3 ka qenë siguria e pikave portuale dhe aeroportuale. Aty janë përcaktuar qartë detyrat. Duhet të kemi një përgjegjës pse ka ndodhur ky rast. Nuk mund të themi vetëm e ka fajin kinezi, apo ky, apo ai. Ata sigurisht kanë pjesën e tyre por duhet të merret një vendim’, tha Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat