Një ngjarje e rëndë dhe e trishtë ishte ajo e djegies së katedrales së “Notre Dame” të hënën e kësaj jave.
Por ndërsa të gjithë janë përqendruar në gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit apo në deklaratat e Presidentit francez për ringritjen e saj edhe më të bukur, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto drithëruese.
Siç shkruan “The Sun”, e siç shihet edhe në këtë foto më poshtë, në dy raste, mes flakëve e tymit shfaqet imazhi i Krishtit.
Në një foto të zjarrit shkatërrues për ndërtesën 853-vjeçare, duket silueta e Jezu Krishtit në mesin e flakëve.
Ndërsa duket sikur po qëndron mes flakëve, figura në dukje e Jezu Krishtit duket sikur qëndron mes prushit që rrethoi katedralen.
28-vjeçarja Leslie Rowan ishte e para që e vuri re këtë detaj dhe e lidhi siluetën me figurën e Jezu Krishtit./real-news.tv/





