Pasditen e sotme është prezantuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbolli trajneri i ri i kombëtares shqiptare Edy Reja, ish-trajner i Napolit dhe Lazios.
Reja do të jetë në krye të kuqezinjve deri në nëntor, me të drejtë rinovimi të kontratash në fund të këtyre eliminatoreve.
Presidenti Armand Duka nga ana e tij i uroi fat Edy Rejas në këtë eksperiencë të parë në krye të një ekipi kombëtar, ndërsa italiani gjithashtu falënderoi presidentin për mundësinë që i dha.
Ai tha se objektivi i tij është që loja e Kombëtares të ketë logjikë, të jetë në sintoni me grupin e lojtarëve dhe se nuk do ta transformojë shumë filozofinë e kësaj skuadre.
Sa i përket arritjes në evropianin e vitit të ardhshëm Reja tha se ky grup i ka të gjitha mundësitë. /real-news.tv/

