Edhe sasi të vogla të mishit të kuq dhe të përpunuar,të tilla si një copë proshutë në ditë, mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve.
Studimi më i fundit ë realizuar nga Universiteti i Oksfordit dhe i financuar nga Hulumtuesit Britanik rreth Kancerit.
Hulumtimi shton dëshmi, se konsumi i mishit të kuq shton rrezikun e prekjes nga kanceri.
Organizata Botërore e Shëndetësisë renditi mishin në vitin 2015 si “kancerogjen ndaj njerëzve”.
Ata paralajmëruan se 50g mish i përpunuar në ditë, ose dy copa proshutë, rrit rrezikun e kancerit të zorrëve me 18 për qind.
Por hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit tani thonë se vetëm 25g çdo ditë është e mjaftueshme për të rritur rrezikun me 20 përqind./real-news.tv/

