TË FUNDIT

Vendimi i Holandës, ndërkombëtarët qetësojnë shqiptarët për vizat

Vendimi i parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë ka ngjallur reagimin e institucioneve ndërkombëtare.

Për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca shqiptarët duhet të jenë të qetë pasi do të vijojnë të lëvizin pa viza në vendet e hapësirës Shengen.

Nga ana tjetër, edhe Komisioni Evropian shpjegon se vendimin për rikthimin e vizave e merr ky institucion. Ndërsa saktëson se Shqipëria i përmbush kushtet për liberalizimin e vizave.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe ambasada holandeze në Tiranë. Ajo thekson se për momentin asnjë procedurë nuk do të ndryshojë për shqiptarët në raport me vizat.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosh i vë kapakun të gjithave teksa e cilëson vendimin e parlamentit holandez një luftë të brendshme politike.

Ai fton shqiptarët që të punojnë për të ndryshuar perceptimin që kanë ndaj tyre vendet e Bashkimit Evropian.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat