Miratimi i kthimit të vizave me Shqipërinë nga Parlamenti holandez ka turbulluar politikën shqiptare.
Sipas kryeministrit Edi Rama vizat nuk do të rikthehen dhe se vendimi i Holandës është një luftë e brendshme politike si dhe pasojë e politikës antiemigracion dhe antizgjerim ndaj BE-së.
Mazhoranca ka arritur deri aty sa që votimin e parlamentit holandez ta lidhë me lobimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha në favor të kthimit të vizave.
Por deputetja holandeze Van Toorenburg e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë duke thënë se nuk e njeh Lulzim Bashën.
Sipas saj, policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të pasur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria.

