TË FUNDIT

Kryemadhi ka një hall të madh në protesta

Teksa është pyetur në lidhje me protestat e zhvilluara nga opozita, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka evidentuar një problem që nuk ishte artikuluar më parë.

Kryemadhi ka thënë se grumbullimi i njerëzve protestues nuk është më një problem por shqetësim është përmbajtja e tyre.

“Një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është që mundohemi dhe energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit. Ka ikur nëse para 2, 3, 4, 5, apo edhe 6 viteve qoftë PS, PD apo edhe ne problem kishim pjesëmarrjen në protesta, apo edhe evenimente, sot nuk është problemi për ti sjellë njerëzit është problemi për ti  përmbajtur njerëzit. Njerëzit janë aq të zemëruar saqë mendojnë se inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë. Por nuk është ky problemi. Nuk është problemi të djegësh godinën, se mund ta djegësh dhe nuk e mund fenomenin”,- tha Kryemadhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat