TË FUNDIT

Sekreti për sasinë e duhur të ushqimit ‘dora’

Sekreti për një sasi të duhur të ushqimit qëndron tek madhësia e duarve.

Mjafton të  krahasoni sasinë e ushqimit, me pjesën e dorës dhe ju do të merrni sasinë e duhur të ushqimit që ju nevojitet.

Shpesh herë njerëzit e kanë të vështirë të përdorin sasinë  e duhur në ushqim por sipas FitFood nuk ju duhet një peshore elektronike pasi sekreti qëndron tek duart tuaja.

Ju mund të përdorni si njësi matëse dorën tuaj shprehet dietologia Matina Çobo.

Proteinat (mishi, peshku, veza, thjerrëzat, quinoa) : Sa pëllëmba jonë e dorës

Karbohidratet (orizi, patatet, pastat etj): Sa grushti i dorës

Yndyrnat:Sa gishti i vogël i dorës

Djathi: Sa gishti i vogël i dorës

Çokollatat/ëmbëlsirat: Sa dy gishta ose dy kuadrata

Frutat: 2 racione frutash në ditë (në mëngjes dhe në vaktin e pasdites). /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat