Shumë besimtarë katolikë kremtojnë ditën e sotme Pashkët, që simbolizojnë edhe ringjalljen e Krishtit.
Ka qenë Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult Angelo Massafra, i cili ditën e djeshme uroi të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
“Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikprisni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje”, theksoi Masafra.
Veza është simboli i kësaj feste për të krishterët. Zakonisht lëvozhga e saj lyhet me bojë te kuqe, e cila i referohet sakrificës së Krishtit.
Gjithashtu, ngjyra e kuqe e lëvozhgës simbolizon edhe fitoren dhe gëzimin e jetës. /real-news.tv

