TË FUNDIT

Pashkët, mesazhi i fortë i Bashës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur që të urojë të gjithë besimtarët katolinë për Pashkët me anë të një videoje në rrjetin social ‘Facebook’.

Basha ndodhet pikërisht në Kishën e Shna Shna Ndoit në Laç, ku tha se sot lutet për ata që vuajnë nga sëmundjet dhe padrejtësitë.

“Sapo kam mbërritur në një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, Kishën e Shna Ndoit në Laç dhe dua prej këtej t’ju uroj gjithë shqiptarëve katolikë e ungjillorë, të gjithë shqiptarëve: Gëzuar për shumë vjet Pashkët! Lutem në këtë ditë për gjithë bashkëqytetarët mi, veçanërisht për ata në nevojë, për të vobektit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre. Ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ringjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurt nën drejtimin e Zotit besimplotë”, tha Basha.

Gjithashtu, ai lëshoi edhe një mesazh shumë të fortë, ku i fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen për të luftuar padrejtësitë.

“Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër e motra nën Perëndinë, nën Zotin në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe të shpresës! Për një Shqipëri të paqes, të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, theksoi ai./real-news.tv

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/428134928015865/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat