Ka pak ditë që Edi Reja erdhi në krye të ekipit kombëtar të futbollit por reagimi i deritanishëm i opinionit sportiv në vend ka qenë pozitiv.
Të tillë e kanë konsideruar edhe disa prej lojtarëve kuqezi. Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili ka punuar afro 7 muaj me teknikun 73-vjeçar, tregon pikat e forta të Rejës, si dhe beson se italiani do të rikthejë harmoninë në ekip. Për Berishën Reja është mjeshtër i lojës në mbrojtje.
Ndërkohë që mesfushori, Andi Lila e ka cilësuar si zgjedhje të duhur emërimin e Rejës në bankinën kuqezi, teksa shpreson që Kombëtarja të përsërisë suksesin e arritur në vitin 2016-të. /real-news.tv/

