TË FUNDIT

‘Bashkëjeton me vajzën e gruas së Edi Ramës’! Gent Cakaj vihet në siklet

Gent Cakaj hedh poshtë zërat se ai bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Në Opinion, ministri i Jashtëm në detyrë u pyet drejtpërdrejtë për këtë temë.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur… Është produkt i një fantazie të shfrenuar”, tha ai.

Edhe pasi i zuri vendin, Gent Cakaj thotë se ka marrëdhënie të mira me Ditmir Bushatin.

Ministri i jashtëm në Detyrë tha se raportet me zotin Bushati si përpara dhe tani janë konstruktive.

“Raportet kur unë kam qenë zëvendës-ministër kanë qenë kolegiale, më ka mbështetur pa masë. Pasi unë u vendosa në këtë detyrë kemi patur një komunikim skajshmërisht konstruktiv. Kam patur bisedime fare të hapura me zotin Bushati. Zoti Bushati ka qenë nj mik i veçantë, një ministër i jashtëzakonshëm, kam konsideratën për punën e tij, kam mësuar shumë prej tij”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat