Për herë të parë në historinë e futbollit francez, një ndeshje e kategorisë superiore, Ligue 1, do të arbitrohet nga një femër.
Stephanie Frappart do të jetë arbitrja kryesore në ndeshjen midis Amiens dhe Strasbourg.
Sipas mediave franceze ky vendim lidhet edhe me faktin se Franca do të organizojë këtë vit Botërorin e femrave dhe promovimi i gjyqtareve femra në këto nivele hap një dimension të ri në futbollin modern.
Frappart ka drejtuar shumë ndeshje në kategoritë më të ulta për pesë vjet. 35 vjeçarja ka eksperiencë në futbollin e meshkujve, por kurrë në nivele kaq të larta.
Duhet thënë që Superliga shqiptare është më e avancuar në këtë drejtim. Emanuela Rusta, gjyqtarja nga kolegjiumi i Shkodrës, e cila ka marrë edhe stemën e FIFA-s ishte gjyqtare pas porte në derbin e fundit të kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. /real-news.tv/

