TË FUNDIT

Gjysmëfinalet e kupës, mbyllen ndeshjet e para

Kukësi mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në Kamëz, në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes të dy skuadrave, që shikojnë këtë kompeticion si mënyrën për të shpëtuar sezonin.

Kukësi ka hedhur kështu hapin e parë drejt kualifikimit, por pikërisht goli i Bregut mban në lojë Skënderbeun, që do të tentojnë të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit, në 8 maj, në qytetin e Korçës.

Nuk pati fitues në sfidën tjetër gjysmëfinale, atë mes Luftëtarit dhe Tiranës në Gjirokastër, dy skuadra të cilat e shtynë çështjen e kualifikimit për ta vendosur në ndeshjen e kthimit në kryeqytet, më 8 Maj.

Të dy ekipet ishin vendosur mirë në fushë dhe luajtën me shumë kujdes por dukej qartë që e kishin mendjen te mbijetesa në Superligë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat