Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë prezantuar sot projektin e ri për Piramidën.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se pas shumë vitesh, kjo godinë do të marrë formë tjetër arkitekturore që do ti përkasë botës digjitale.
Kreu i qeverisë tha se ky është një nga projektet, i cili nuk do të kushtojë shumë.
Rama: Është një projekt ambicioz dhe nuk është i shtrenjtë. Më vjen mirë që pavarësisht se është ndër projektet më pak të shtrenjta i ndërtuar nga Vini, do jetë një ndër projektet më të bukur, ose më saktë më interesant. Për faktin se kombinon një arkeologji të së shkuarës me gjithë kapacitetin për të ndërtuar të ardhmen.
Rama kujtoi edhe kohën kur qeveria e Berishës donte ta prishte Piramidën.
Rama: Ka pasur një moment kur një qeveri më parë vendosi ta shembte Piramidën. Ka pasur një debat publik, madje u krijua edhe një masë kritike të rinjsh që shumë më pak kishin lidhje me periudhën e shkuar që nënshkruan një peticion për të mos e shembur.

