Partitë e vogla opozitare kanë realizuar një takim ditën e sotme me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.
Në takim ishin krerët e partive si: LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, të cilët kanë arritur në një konkluzion.
Ka qenë Fatmir Mediu, i cili në një komunikim për media, ka kërkuar një tryezë diskutimi të iniciuar nga presidenti Meta, ku pjesë e saj të jenë opozita dhe mazhoranca.
Të gjithë krerët e partive aleate të Bashës mesa duket e kanë ‘tradhtuar’ kreun e PD-së dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin./real-news.tv

