Simpatizantë të partive të opozitës dhe drejtuesit kryesorë të saj janë shpërndarë sot në 5 qarqe të ndryshme të vendit si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë.
Lideri i opozitës Basha ishte në Milot ndërsa kryetarja e LSI-së Kryemadhi në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.
Lulzim Basha tha se opozita lufton një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Sipas tij klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themele
Ndërkohë që këto protesta janë shoqëruar edhe me incidente të ndryshme.























