TË FUNDIT

“Fallxhorja” Kryemadhi i parashikon fatin Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në Top Channel, ka folur sot rreth protestës së fundit të opozitës.

Ajo paralajmëroi se bllokimi i rrugëve është vetëm fillimi i mosbindjes civile.

E pyetur nëse është kjo rruga që do të çojë në largimin e kryeministrit Edi Rama, Kryemadhi deklaroi se kjo çështje është problemi i Ramës dhe jo i opozitës.

“Ikën s’ikën ai është problemi i Edi Ramës nuk është problemi jonë. Por sa më shumë të të qëndrojë aq më zi do ta ketë meqë i ka qef ai fallxhoret dhe flet vetëm për fallxhore”,-tha Kryemadhi, duke iu referuar edhe  deklaratave të Kryeministrit që e quan fallxhore.

/real-news.tv/ 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat