Jonida Maliqi ka nisur turneun e saj nëpër Europë teksa promovon Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’.
Jonida është komentuar shumë nga fansat në Europë duke marrë komplimenta për sa i përket këngës dhe performancës së saj të veçantë.
Sigurisht që këngëtarja jonë e talentuar njihet edhe për një stil të veçantë të veshjeve dhe me sa duke ka spikatur edhe në Madrid.
Jonida kishte zgjedhur të vishte një fustan mjaft elegant të bardhë me pika të zeza të Alessandra Rich.
Mirëpo të njëjtin fustan kishte zgjedhur edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump.
Edhe Melanie njihet dhe komplimentohet për veshjet plot stil që ajo zgjedh.
Jonida dhe Melanie duket se kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje dhe “WiwiBlogs” ka pyetur fansat e “Eurovision” se cila prej tyre e ka veshur më bukur.

Komentet ishin të shumta dhe pjesa më e madhe zgjodhën këngëtaren shqiptare. /real-news.tv

