Presidenti Ilir Meta dhuroi medaljen e “Kalorës i Urdhërit të Flamurit“ për gjimnazin “Petro Nini Luarasi”në 60 vjetorin e krijimit të tij.
Kaq mjaftoi që Eneda Tarifa, Ajola Xoxa, Landi i “West Side Family” dhe Erisa Xhixho të bëheshin bashkë në një foto.

Secili prej tyre është jo vetëm i njohur, por edhe i suksesshëm.
Por ajo që i bashkoi në këtë event është fakti i të qenit “ish-Petroninsa”.
Këngëtarja Eneda Tarifa shkruan:
“Gjimnazi në jetën e dikujt është koha kur vrulli mendor, artistik dhe abstragimi janë një proçes i natyrshëm. Kohë e mbushur me kujtime kaq të bukura e të forta të cilat kanë ndikuar thellë në koshiencën time e që nuk mund të mos lidhen me vendin ku ti kalon pjesën më të madhe të ditës ( që për fat ishte “Petro Nini Luarasi”). Kanë kaluar rreth 20 vjet nga të qenit maturantë, por duke parë këtë foto seç më erdhi në mendje shprehja e famshme e tifozëve të Liverpool F.C : You’ll never walk alone….”
Edhe ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka publikuar një foto me gruan e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

Burimi:Instagram

