Xheison Bafti është vogëlushi i edicionit të dytë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, i cili mori vëmendjen e publikut pasi s’mund të shqiptonte dot shkronjën ‘k’.
Ditën e sotme Alketa ka shkuar për t’i bërë një surprizë në fshatin ku Xhejson jeton.
Moderatoja ka filmuar momente gjatë rrugës për në Mushqeta, derisa gjeti shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit.
Në videot e publikuara në Instagram, Alketa gjithashtu tregon se ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Xhejson, duke treguar kështu kushtet e vështira në të cilat ai dhe familja e tij jetojnë.
Në fund Alketa e mbyll videon duke pyetur Xhejson: A beson në fat?
Moderatorja ka preferuar të mos e tregojë ende se për çfarë surprize bëhet fjalë.
Më herët, Alketa Vejsiu është shprehur publikisht se ka ndërmend t’i rregullojë jetën vogëlushit nga Mushqeta./real-news.tv/

