TË FUNDIT

Ja 70- vjeçari që pritet të bëhet deputet i Shqipërisë!

Sot ka pasur një tjetër rrjedhje në kampin opozitar.

Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Demokracia e Re Europiane, Koçi Tahiri ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tahiri në zgjedhjet e shkuara ka kandiduar në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës.

Kreu i PDRE, ishte kandidat me numrin 14 në Korçë, ndërkohë nga djegia e mandateve Koçi Tahirit do t’i mundësohet që të hyjë në Parlament si pjesë e ‘opozitës së re’.

Ish-aleati i PD-së, është me arsim të lartë dhe me profesion Agronom.

Ai është 70 vjeç dhe për herë të parë pritet të futet në Parlament.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat