Shqipëria u rendit në vendin e 82 nga 84 qytetet që janë marrë në shqyrtim në Europë për sa i përket Indeksit të Shëndetit.
Për vitin 2019, Tirana ka shënuar 46.5 pikë nga 100 në indeksin e shëndetit të publikuar nga portali më i madh i të dhënave për cilësinë dhe kostot e jetesës, Numbeo.
Në renditje Tirana ka lënë qytetin Galway në Irlandë dhe Kharkin në Ukrainë.
Tirana pozicionohet më keq se kryeqytetet e tjera të rajonit.
Pas Tiranës në vendin 76 renditet Sarajeva, e cila ka shënuar 51.6 pikë, e ndjekur nga Beogradi në vendin e 69 me 54 pikë, ndërsa Shkupi renditet në vendin e 61 me 58.9 pikë nga 100.
Të dhënat e mbledhura në vitin 2017 tregojnë se Shqipëria ka shënuar 52.7 pikë nga 100 që janë në total.
Në krahasim me vendet e rajonit edhe në 2017-n Shqipëria është e pozicionuar më keq.
Beogradi renditet në vendin 76 me me 55.8 pikë, e ndjekur Sarajeva në vendin e 62 me 63 pikë dhe nga Shkupi në vendin e 59 me 63.2 pikë.

