TË FUNDIT

Soni Malaj nuk mban dot lotët në emision, ka një lajm të bukur për publikun

Këngëtarja e njohur si dhe ish pjesëtarja e grupit ‘Spirit Voice’, Soni Malaj ka ndarë me fansat një lajm shumë të bukur.

Me datë 1 maj Soni do të mbaj koncertin e saj të parë në Amfiteatrin e Tiranes.

Sot ajo ka qenë e ftuar tek emisioni i mbasdites e drejtuar nga Rudina Magjistari, Soni ka folur rreth koncertit te saj dhe se do jetë e shoqëruar nga një tjetër këngëtar i njohur Majk

Ajo është surprizuar në emision nga mikeshat e saj, anëtaret e ish-grupit “Spirit Voice.”

Soni nuk mbajti dot lotët kur dëgjoi mesazhet e mbushura plot dashuri nga princeshë Elia dhe Dorina Tiko.

“Jam shumë xheloze për njerëzit që do të shohin në skenë më 1 maj, pasi unë nuk do të mundem. Të uroj suksese dhe faleminderit që nuk ke harruar asnjëherë të më marrësh në telefon, dhe ke qëndruar pranë meje në momentet më të vështira. Ma ka marrë shumë malli!”- tha Dorina.

Është një ndjesi tepër e veçantë kur surprizohesh nga mikeshat e zemrës, apo jo?

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat