TË FUNDIT

VIDEO / ‘Gara’ kush t’i shkojë sa më afër Merkelit e Macronit, triumfon Rama

Në orët e vona të mbrëmjes u mbyll samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i thirrur në Berlin nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron.

Në këtë samit Shqipëria përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i komanduar i Jashtëm, Gent Cakaj.

Sot në mëngjes Rama publikon një video pas përfundimit të darkës.

Ndërsa ajo që bie në sy është “vrapi” i Ramës pas Merkelit dhe Macronit.

Duket se Rama është treguar më i “aftë” për t’i pëshpëritur në vesh njëherë Merkelit dhe njëherë Macronit.

“MIRËMËNGJES

dhe me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Express

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat