Maria Grazia Chiuri prezantoi koleksionin e ri të Christian Dior, “Cruise 2020” në një sfilatë spektakolare që u mbajt në Marrakech.

Pasarela ishte vendosur në natyrë me qirinj të ndezur lundrues.

Sfilata ishte organizuar jashtë kalendarit të zakonshëm të javës së modës, por dhuroi spektakël për herë të parë në Marok.
Sfilata u hap me një citat nga shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun:
“Kultura na mëson të jetojmë së bashku, na mëson se nuk jemi vetëm në botë, se njerëzit e tjerë kanë tradita dhe mënyra të ndryshme jetese që janë po aq të vlefshme sa tonat “.
Copat e veshjeve i përkasin tekstileve afrikane por jo stilit afrikan.

Le të themi se ky koleksion mund të quhet si një “hartë botërore”.
Por përse u zgjodh pikërisht Maroku?
Sepse ata kanë një lidhje historie sëbashku.

Në vitin 1951, Christian Dior krijoi “Maroc”, një fustan të bardhë prej tyli dhe një pallto me qëndisje argjendi të frymëzuar nga ngjyrat e bardha ftohëse të qytetit. Nën syrin ndër-kulturor të John Galliano-s, i cili punoi për shtëpinë e modës midis viteve 1997 dhe 2011, influencat marokene vazhduan të gjejnë rrugën e tyre në koleksionet e shtëpisë. Por asnjë projektues nuk u afrua më shumë me Marrakech-in sesa Yves Saint Laurent, i lindur në Algjeri, i cili u bë asistent i Dior-it në vitin 1955 dhe më pas arriti të vendosej në krye të shtëpisë së modës. Maria Grazia Chiuri i ftoi të pranishmit të shkonin në vilën Art Deco të Saint Laurent, ku ishte shfaqur fustan i fildishtë ‘Marrakech’ i projektuar për Dior në vitin 1960.
Stilistja kryesore dhe të tjerë u konsultuan me antropologen franceze Anne Grosfilley, për krijimin e këtij koleksioni. Ky koleksion mund të vishet nga kushdo sepse ka të bëjë me lidhjen mes të gjithë kontinenteve në botë. /real-news.tv
Burimi:Vogue

